Britani e Madhe

Kryeministri Boris Johnson e ka konsideruar të papranueshëm faktin  që redaktori i “The Mail on Sunday” të thirret nga Kryetari i Commons pas një artikulli të shkruar ku akuzonte deputeten laburiste Angela Rayner se me qëndrimin e saj dhe me lëvizjet e këmbëve ka “shpërqendruar” kryeministrin britanik.

Kryeministri vuri në dyshim vendimin e Sir Lindsay Hoyle për të thirrur redaktorin e gazetës për të shpjeguar raportin.

Në një konferencë për gazetarët pas pyetjeve të kryeministrit, zëdhënësi i Johnson tha:

“Kryeministri e konsideron të paparanueshme idenë që shtypi ynë i lirë të thirret nga politikanët. Ne kemi një shtyp të lirë në këtë vend dhe gazetarët duhet të jenë të lirë të raportojnë atë që u thuhet siç e shohin të arsyeshme.”

Zëdhënësi shtoi se Johnson, vetë një ish-raporter i gazetës, nuk dëshironte ndonjë perceptim të politikanëve që kërkonin në asnjë mënyrë të frenojnë ose kontrollojnë atë që një shtyp i lirë kërkon të raportojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb