Vazhdon zjarri në fushën e mbetjeve urbane në Fier. Për shkak të tymit që është ngritur në ajër, janë mbuluar jo vetëm banesat shumë afër fushës së mbetjeve në Mbrostar, por edhe biznese.

Tymi toksik po përhapet edhe më gjerë i ndihmuar edhe nga era. Për shuarjen e flakëve po ndërhyhet me botët e ujit të bashkisë dhe forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit dhe Roskovecit.

Nga ana e bashkisë po punohet për mbulimin me dhe të vatrave të zjarrit, si e vetmja mundësi për të shmangur përhapjen e tyre.

“Kemi marrë masat, Bashkia e Fierit është angazhuar me mjete për shuarjen e zjarrit dhe për të normalizuar situatën. Ne me mjete tona po përpiqemi të menaxhojmë situatën. Po bëjmë mbulimin me dhe të mbetjeve të zjarrit, si e vetmja mundësi për t’i fikur pasi mbetjet gjenerojnë gazra metani që janë të rrezikshëm dhe marrin vetvetiu flakë. Është e vërtetë që fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Fierit ka shpallur emergjencë mjedisore dhe në bazë të korrespondenca me firmën e inceneratorit, ne jemi gati që në fund të gushtit të fillojmë me evadimin e mbetjeve të Fierit te inceneratori”, tha drejtori Ndërmarrje së Pastrim Gjelbërimit pranë Bashkisë Fier, Arjan Ndreu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb