Partia e Lirisë ka denoncuar sot me dokumente bashkinë e Shijakut sa i takon mbetjeve.

Në një deklaratë për mediat, Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsiont Brisida Shehaj publikoi disa dokumente ku faktohej se ishte lidhur marrëveshje me inceneratorin, që kundrejt pagesave të bëhej depozitimi i mbetjeve në landfill.

“Ky është dokumenti i parë që bëhet për herë të parë publike. Kompania i thotë Bashkisë që keni të drejtë që të depozitoni 15 ditë falas pa paguar asnjë cent. Në datën 23 gusht të 2021 lidhet marrëveshja. (Tregohet marrëveshja) mes Inegretet Energji SPV me Bashkinë e Shijakut. Më pas hynë në marrëveshje kontraktuale për 5 vite me inceneratorin, ku palët bienë dakord për të paguar 29 euro për 1 ton mbetje.

Kjo kontratë ka dhe një aneks që është firmosur nga bashkia Shijak, nga zoti Elton Arbana dhe përgjegjësja e sektorit juridik. ata kanë marrë angazhimin për njësitë vendore të qarkut të Durrësit, pasi janë dhe për Durrësin këto. Po i vëmë në dijeni, se Elton Arbana për një Shijak më të pastër se di që ka paguar para. Kjo është një tjetër shkresë ku i thotë bashkisë; këtu keni faturën, situacionet dhe kopjen. Në këtë dokument është rakordimi që është firmosur nga zoti Arbana që vetëm për muajin shtator deturimin që ka bashkia është 14 mijë e ca euro. Është firmosur nga kryebashkiaku.”, tha Shehaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: