Muhamet Haliti, që të shtunën u shkarkua nga pozita e drejtorit mjekësor të Spitalit të Pejës pas skandalit me foshnjën e vdekur që u fut në rrobalarëse, ka thënë se ai s’është përgjegjës për rastin.

Përmes një reagimi në Favebook, Haliti e ka lidhur shkarkimin me ndërhyrje politike.” Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut.-Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejtë mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës Z.Selman Kelmendi.-Shefit të shërbimit Teknik Z. Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës Z.Hysë Kastrati.Ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërrmarrë kurfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farëfisit që ka me përgjëgjesit kryesor.Pra kjo është hierarkia e shërbimit teknik , dhe sherbimi teknik është përgjegjës për punëtorët fizik, pastruesit dhe puntorët e lajtorës së spitalit”, thuhet në reagimin e tij.

“Pra kjo është hierarkia e shërbimit teknik, dhe shërbimi teknik është përgjegjës për punëtorët fizikë, pastruesit dhe punëtorët e lajtores së spitalit. Rasti ka filluar me marrjen e foshnjës nga pastruesi i cili është i suspenduar për shkak të pakujdesisë së tij, e ka dërguar në lajtore ku prapë nga pakujdesia e punëtorëve në lajtore ka përfunduar ky rast. Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka ndërhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi i shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vendim për ta shfajësuar përgjegjësinë e tyre morale për dorëheqje”, ka shkruar Halitaj.

Ai ka paralajmëruar ankesë ligjore ndaj vendimit për shkarkim, sipas Express.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: