Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me video skandalin e gjyqtarit të Fierit, Roland Hysi.

“Neveri! Prapë deklarata boshe në vënd të ndëshkimit të merituar!” -shkruan Salianji ndërsa i referohet reagimeve të institucioneve përkatëse për rastin në fjalë, ndërsa shton se padrejtësia më e madhe e drejtësisë është që pasi i shikon se si i marrin para, i kërkojnë seks, e përçudonojnë duke i kërkuar perversitete në këmbim të një “vendimi të mirë” Shqipëria zgjohet me deklarata nga institucionet që prandaj duhet reforma.

Postimi i Plotë:

Neveri! Prapë deklarata boshe në vënd të ndëshkimit të merituar!
Padrejtësia më e madhe e drejtësisë është që pasi i shikon se si i marrin para, i kërkojnë seks, e përçudonojnë duke i kërkuar perversitete në këmbim të një “vendimi të mirë” Shqipëria zgjohet me deklarata nga institucionet që prandaj duhet reforma…..
Tre vjet që janë berë ndryshimet kushtetuese, disa jave qe eshte ngritur KLGj dhe sot në vend që të kishte ndëshkim për turperimin qe i ben shtetit nje gjyqtar qe merr para dhe favore ne kembim te drejtesise kemi prape fjale boshe me reforma e terr terr.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb