TIRANE- Pas skandalit me gjyqtarin Admir Thanza, i cili kishte fshehur një dënim në Itali, prokuroria shqiptare i ka dërguar një letërporosi në shtetin fqinj.

Letërporosia në fjalë për gjyqtarin që se kaloi vettingun dhe u shkarkua nga detyra është kërkuar për të mësuar detajet mbi vjedhjen që u dënua Thanza si dhe rrethanat në të cilat u krye vepra penale.

‘BalkanWeb’ mëson se prokuroria ka kërkuar po ashtu edhe faktin nëse ka persona të tjerë të përfshirë në ngjarje. Kujtojmë se Thanza ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim në vitinn 1999.

Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara anëtarëve të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: