Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar në rrjetet sociale një njoftim të marrë nga Kuvendi, ku sipas tij rilindasit përmes këtij skandali po mbyllin Parlamentin.

Vasili shkroi se Parlamenti nuk do zhvillojë seancën e planifikuar për datën 13 mars, me shkakun se “gjoja”deputetët janë në veprimtari jashtë parlamentare.

Ai vijoi duke thënë se nuk ka veprimtari më të rëndësishme se parlamenti dhe se “ky është kulmi i banditizmit rilindas kundër parlamentit”.

Postimi i plotë:

Skandali me i fundit, rilindasit mbyllin Parlamentin!
Skandal i padegjuar.
Parlamenti nuk do te zhvilloje Seancen Plenare te se henes ne 13 mars.
Shkaku eshte se gjoja deputetet jane ne veprimtari jashte parlamentare.
Po a ka veprimtari me te rendesishme se sa parlamenti?
Po cila eshte kjo veprimtari jashte parlamentit qe mbyll dhe asgjeson Seancat Parlamentare.
Ky eshte kulmi dhe akti me i rende i banditizmit rilindas kunder parlamentit.
Mbi Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla bien pergjegjesi te renda qe miraton dhe lejon keto veprime antikushtetuese dhe ne dunim te Rregullores se Kuvendit.
Seanca e dites se hene date 13 mars duhet te zhvillohet pa asnje diskutim.
Lindita Nikolla vepro dhe zbato Kushtetuten dhe Rregulloren sepse pergjegjesia per kete kaos dhe bllokim te Parlamentit bie mbi ty!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: