DURRËS

Lëvizja Socialiste për Integrim dega Durrës ka dalë me një deklaratë për mediat pas konfliktit që drejtuesja politike e kësaj force dhe kandidatja për deputete Elona Guri pati me një person dhe ngjarja përfundoi në policia. LSI Durrës deklaron se drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e kësaj force.

Sipas LSI, dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin dhe kërcënoheshin nga Arbër Koka apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

Për këtë gjë, LSI e ka denoncuar djalin e Lefter Kokës dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.

DEKLARATA E PLOTË
Duke marrë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë:
Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës.
Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.
Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.
U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit.
LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj ?
#LSI ?

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb