TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot për skandalin e listave në Bashkinë e Vorës, aty ku News 24 zbuloi regjistrimin fiktiv të rreth 500 personave, edhe pse nuk banojnë aty.

Rama e cilësoi këtë si një akt skandaloz, ndërsa tha se shumica e drejtuesve të bashkisë aktuale të Vorës, por edhe të administratës atje votojnë edhe në Vorë edhe në qytete të tjera, madje kanë regjistruar me ndihmën e noterit Shaban Gjoka edhe persona nga fisi, gjithnjë në funksion të manipulimit të zgjedhësve.

Gjthça ndodh atje, shtoi Rama është një skemë e pastër manipulimi për të mbajtur në pushtet një njeri që qytetarët nuk e duan.

“Komunikoj me gjithë opinonin për të evidentuar një fakt skandaloz të bërë publik në një tv privat që ka transmetuar sot një kronikë me fakte skandaloze nga një përpjekje për të falsifikuar dhe tjetërsuar votën në Bashkinë e Vorës. Paniku i humbjes çon shumkënd në veprime të papërgjegjshme, por kjo është një veprimtari kriminale në dëm të zgjedhjeve, e nisur muaj më parë…që sigurisht duhet bërë objekt hetimi e Prokurorisë dhe KQZ”-tha ai.

Duke iu referuar kronikës së News 24, të cilën edhe e transpemetoi për të kuptuar si shtoheshin emrat fiktivisht, Rama shtoi se, “Një media e pavarur nxori fakte të kësaj natyre, një tjerë gazetë publikoi foto, ku në zyrat e PD ndajnë para për të falsifikuar dhe blerë votën..për korrektesë ndaj shikuesve do të të transmetojmë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë ka përgatitur Bashkia e Vorës. Banorët atje kanë ardhur dhe kanë denoncuar dhjetra kontrata që tregojnë këtë përpjekje të kundraligjme. Noteri Shaban Gjoka ka bërë kontrata të qytetarëve që s’kanë lidhje me bashkinë por me ketë abuzim të paligjshëm ka regjistruar një grup votuesish që nuk banojnë në Vorë, por diku gjetkë, por që janë regjistruar në Vorë, njerëz që kanë lidhje me punonjës të bashkisë apo të administrates”.

Duke u ndalur tek shembujt konkretë, Luan Rama shtoi: Punonjësja e Bashkisë, Lavdije Keci që jeTon në Kavajë bashkë me burrin figuron edhe në Vorë. Drejtori Luan Beta që jeton në Durrës, voton edhe në Vorë edhe në Durrës…të afërm të tij janë të gjithë të regjistruar në Vorë”.

si standardi evropian”, duke falënderuar qytetarët dhe duke i ftuar të denoncojnë raste të tilla. “Ky është modeli i shërbimit ndaj qytetarëve. Duke marrë shkas nga kjo që ka ndodhur, falënderoj mediat dhe qytetarët që nuk e pranojnë më këtë model kriminal të vjedhjes së votës. Kjo është vetëm maja e ajsbergut se brenda Bashkisë së Vlorës, dje ka plasur mielli. Mes atyre që shpërndanin miell është edhe kunati i kryetarit të Bashkisë, i cili punon në presidencë. Bëj apel që organet e zbatimit të ligjit të investojnë maksimalisht dhe me seriozitet për ta zbardhur dhe ndëshkuar këtë veprimtari kriminale që kërkon të prishë dhe tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve për 21 qershorin”, tha Rama.

Ai deklaroi se LSI ka marrë masat për të identifikuar raste të tilla në mënyrë që fenomeni i trafikimit të votës, duke shprehur vendosmërinë për të mbrojtur lirinë e votës dhe procesin zgjedhor.

“Ne kemi marrë masat për të identifikuar këto raste. Qytetarët pavarësisht se për kë janë të interesuar, të denoncojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë shumë korrekte. Ka disa denoncime të bëra ditët e fundit edhe në komisariate për tendencën për të joshur dhe për blerë votën me një thes miell apo 100 a 150 mijë lekë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë lirinë e votës, shenjtërinë e lirisë së votës dhe pastërtinë e procesit zgjedhor”, tha ai.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Luan Rama tha se LSI nuk ka luftë me PD, duke i bërë thirrje të distancohet nga akte të tilla.

“Lidhur me atë që ka thënë zoti Patozi, ne nuk kemi luftë me PD-në, ne kemi luftë me falsifikatorët, shkelësit e ligjit dhe do denoncojmë në institucionet ligjzbatuese. Ne nuk bëhemi zëdhënës as të interesave të miellit. Ftoj mendjet e kthjellta dhe të ftohta të PD-së të denoncohen nga akte të tilla dhe nga çdo tendencë për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve. Për një proces zgjedhor të denjë si një vend anëtar i NATO-s dhe si vend që aspiron BE-në”, deklaroi Rama.

 

 

(ma.ar/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: