Këtë të martë, disa familjarë që kanë humbur të afërimit e tyre në Spitalin Onkologjik, kanë qënë në Spak, për të dhënë dëshmitë e tyre për pretendime për korrupsion dhe neglizhencë mjeksore. Gazetari i News24 Osman Stafa, i cili ishte së bashku me dëshmitarët në Prokurorinë e Posaçme, zbuloi pretendimet e familjarëve përpara hetuesve.

“Cfarë kemi sjellë sot? Dëshmi të atyre personave që janë dëmtuar. Po ka korrupsion, u kanë marrë lëkë të sëmurëve me kancer. Nuk futen të gjithë mjekët këtu, se s’kam prova, por emrat e përmendur nga dëshmitarët sot s’mund t’I them. U kanë marrë lëkë, sa herë që bënin kimioterapi”, theksoi gazetari.

Stafa u bëri apel të gjithëve që kanë një histori korrupsioni apo neglizhenece në Spitalin Onkologjik t’i denoncojnë këto në SPAK.

“Do I lutesha kujtdo që ka histori korrupsioni, apo neglizhence në Spitalin Onkologjk, të flasë. Të vijë në SPAK dhe t’I denoncojë. Po ashtu ata që kanë shkuar në Onkologjik dhe kanë përfunduar në spitalet private, të flasin”, tha Stafa

Gazetari Osman Stafa, ka dorëzuar në SPAK komunikimet e 5 viteve të fundit të mjekëve të Onkologjikut, nga ku pretendon se gjatë kësaj kohe pacientët me kancer janë lënë pa ilaçet kimio.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: