Skandali me publikimin e listës së pagave të mbi 690 mijë shqiptarëve përmes aplikacionit Whatsapp , rreth një javë më parë shkaktoi tensione dhe debate të forta në vend.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës njoftoi se të paktën 4 persona janë arrestuar në kuadër të këtij hetimi.

Jo vetëm në vend, por skandali ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Së fundmi media greke protothema.gr i ka kushtuar një artikull lajmit për arrestimin e katër punonjësve të përfshirë në rrjedhjen e të dhënave personale.

Ndërsa i janë referuar deklaratës së prokurores Elizabeta Imeraj, media greke shkruan: ‘Hetimet tonë kanë treguar se nuk ka një shkelje të sistemeve, por disa punonjës kanë vjedhur të dhënat për t’ua shitur më pas disa individëve’, citohet të ketë thënë ajo.

‘Vjedhja e të dhënave në Shqipëri bëri bujë pasi u zbuluan dhe shumë shpejt u përhapen nëpërmjet telefonit. Ndërkohë prokurorët theksuan se ende vijon hetimi për të zbardhur detaje të plota’, shkruan media greke.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb