Pas publikimit të të dhënave personale për votat, një tjetër skandal është publikuar ditën e sotme në media, ku tashmë janë bërë publike pagat e 637.138 tatim-paguesve shqiptarë.

Në listën që “BalkanWeb” e disponon të plotë, janë edhe pagat e krerëve të politikës shqiptare, që nga kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, apo kryedemokrati Lulzim Basha.

Me pagën më të lartë rezulton të jetë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili rezulton se merr 257 000 mijë lekë, i ndjekur nga kryeministri Edi Rama me një pagë mujore prej 228 730 lekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb