Partia Demokratike ka denoncuar sot abuzimet me ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, duke publikuar edhe shifrat e fondeve të akorduara për këtë aks.

Në një dalje për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së Enno Bozdo nxori edhe emrat e kompanive që sipas selisë blu janë oligarkët e preferuar të kryeministrit Rama, që sipas tyre janë sipas tyre janë kompanitë ‘Gjoka’ dhe ‘AlbStar’.

Whatsapp Image 2022 06 28 At 11.29.50 Am

DEKLARATA E PD
Jam këtu sot, në emër të Partisë Demokratike, për t’i transmetuar publikut disa data dhe shifra.
Viti 2012
Në 7 muaj ndërtohet loti i parë i rrugës Kardhiq-Delvinë: 5.6 milion euro për 7 kilometra.
Punë e “qeverisë Berisha” të Partisë Demokratike.
Shtator 2018


Loti 4 i tenderohet firmës “Gjoka Konstruksion”: 20 milionë euro për 6.1 kilometra.
Loti 5 i tenderohet firmës “Alb Star”: 14 milionë euro për 3.3 kilometra.
Prill 2021
Autoriteti Rrugor Shqiptar për të njëjtin segment i akordon Gjoka Konstruksion një fond shtesë: 3.8 milion euro
ARRSH e zgjidh qesen me fond shtesë edhe për Alb Star-in: 2.6 milion euro.
Tetor 2018
ARRSH ia tenderon lotin 6, firmave Agbes dhe Arbëria: 20 milionë euro për 4.5 kilometra.
Prill 2021
Autoriteti akordon, edhe për lotin 6, një fond shtesë: 3.9 milion euro.
Korrik 2020
Lotin 7 qeveria ia jep Gjoka Konstruksion: 15 milionë euro.
Shkurt 2022
Firma Jubica merr tenderin për sinjalistikën rrugore: 1.8 milionë euro.
Maj 2022
Firma Gener merr tenderin e sistemimit të skarpateve të rrugës: 11 milionë euro.

Partia Demokratike kërkon, së pari, të theksojë standardin e saj në kohën kur qeveriste vendin: 1 km rrugë ndërtohej me 950 mijë euro. Qeveria Rama i ka ‘rilindur’ rrugët duke i katërfishuar në kosto.

Së dyti, tenderimet e trefishta për të njëjtin segment rruge, duke akorduar fonde shtesë, krejtësisht abuzive dhë të pambështetura.
Së treti, shfaqjen e të njëjtëve emra përfituesish, ku ‘nxijnë’ Gjoka dhe AlbStar, oligarkët e preferuar të Rama 1, 2 dhe 3 në Bashki dhe Rama 1, 2 dhe 3 në Qeveri. Në serialin “Nuk keni parë gjë akoma”, ky nuk është episodi i fundit. Por, një gjë duket qartë: Shqipëria në rrezik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb