Një tjetër çështjes që u diskua mbrëmjen e sotme në emisionin Open në ‘News24’ ishte dhe skandali me rrugën Kardhiq-Delvinë.

Analisti Artur Zheji tha se ky rast është një abuzim i madh, pasi bëhet fjalë për një trefishim të kostos së rrugës. Ndërkohë, analisti Fatos Lubonja tha se kjo gjë ka ndodhur edhe në rastin kur qeveriste PD-ja, me Rrugën e Kombit, ku ka pasur akuza.

Me tej ata folën edhe për aktin normativ.

DISKUJTIMI
Lubonja: Duke analizuar se pse jepen vetëm këtu lind pyetja; se mund ta ndërpresim një tunel. Dke folën për arë rrugën Kardhiq-Delvinë.
Zheji: Ajo është e tmerrshme, grabitje. Se dimë nëse është e subvensionet. Është trefishim.
Lubonja: Korrupsioni më i madh është bërë nëpër rrugë. Edhe PD është akuzuar për Rrugën e Kombit. Kemi në traditë. U përmend 20 milionshi i Unazës. Aty s’dihet se kujt i shkonin dikujt. Këta njerëz janë të lidhur. Aty është forma më efikase për të pasuruar veten ata. Më mirë të bëhej gjysma e Rrugës së Kombit dhe më pas të ndërtoheshin disa rrugë në Veri. Në këtë aspekt, pse u bë ashtu? Qoftë për propagandë dhe korrupsion. Kjo logjikë vazhdon. Ne rrugë kemi shumë, por na mungojnë shumë gjera elementare. Në këtë aspekt, se ku mund të futen ato lekë, është shumë
Zheji: Ne nuk kemi as sindikata, kjo që bën Braçe është sindikalizëm. Të thotë emra, është abuzim. Braçe bën alibi se kjo qeveri është akoma e majtë. Do doja që të kishte disa Braçe. Por deri këtyu ai bën një katarsis. Kjo ose është një qeveri në shërbim të oligarkisë, ose ka një trend të oligarkisë. Ka ardhur momenti që nuk bëhen më denoncime në përgjithësi. Ai e di shumë mirë se për kë e ka fjalin. Neni është qepur si kostum për çdo biznes të caktuar. Atë aludim të na e bëjë publik. Ne kemi thënë në rraskapitje. Ky është një akt normativ i pamëkatë deri tani. S’e gjykoj dot.
Zheji: Po jepet më koncension Pallati i Brigadave me koncesion, ky ështët merr. Me papagall dhe,….
Zekthi: Shërbimi që duhet t’i bëhet kësaj gjëje është që të jemi të drejtë dhe mos të bëjmë populizëm.
Bozdo: Si mund të përmendësh emra kur ai refuzon. Po ku i çoni këto 80 mln euro?! Kaq. Kemi bërë denoncim të rrugës Kardhiq-Delvinë me fakte dhe të dhëna. Të dhënat janë. Do bëhen të dhënat përmes Thesarit. Do kuptohet se kujt i shkon kjo. Ka qenë në interesin e qeverisë që çështja të mbyllet.
Zheji: Skandali i 40 mln të hyrjes së Tiranës ka mbajtur peng drejtorinë, dhe ka pasur akuza. Ka mbajtur peng gjithë Shqipërinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb