Në emisionin “Pikat mbi i” u trajtua investimi i News24 lidhur me projektin e rrugës Kardhiq-Delvinë.

Gjatë bisedës në studion analisti Artur Zheji e ka cilësuar një çmenduri këtë situatë, ndërsa theksoi se shpreson që SPAK të ndërhyjë në këtë rast.

Pjesë nga biseda në studio:

Zheji: Tani është një rrugë e rëndësishme për të lidhur Sarandës me jugun, kemi një çmenduri 30 mln për një km. Pra kemi rritje të vazhdueshme vit pas viti, të cilat janë grabitje lekësh. Bëjnë eavzion fiskal të vetëdijshëm, nuk paguajnë taksa sepse e dinë që do të vidhen ato para. Ndaj është kjo krizë besimi mes popullit dhe shtetit. Përse në Danimarkë nuk ndodh, sepse besojnë tek shteti i vet. Sigurisht ka edhe aty firo, por jo të tilla të hatashme. 3 mln euro për një km, është rrugë të florinjta a thua; se çfarë do të bëhet aty. Këtu kemi të bëjmë me një rrugë që mund  të jetë me standarde të mira, por 3 mln euro është turp. Ti vijnë anësh këtyre që çunave që janë apo merrem me trafiqe, e kanë kokën në trafik… Këto kokën e kanë me shampanjë…

Lubonja: Lind pyetja për SPAK nëse do veprojë apo jo? Për mendimin tim nuk do të veprojë.

Zheji: Mendoj që ky investigim i bërë nga News24, eshte domethënës për të zbërthyer elementë të caktuar për ta bërë llokmën gati, analizën , gati dhe SPAK. Në këtë rast nëse SPAK merr në dorë dosjen e rrugës Kardhiq-Delvinë që shkon 3 mln euro km është diçka. Këtu bëhet fjalë për të grabitur, për të shfarosur…Është një situatë jonormale jashtë çdo logjike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: