TIRANE

Skandali me tenderin e unazës së madhe mbyllet vetëm me një fajtor. Ai quhet Avdiol Dobi dhe është administrator i kompanisë DH Albania. Gjykata e Tiranës e cilësoi fajtor 28-vjecarin për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe dënoi me 9 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi për të u reduktua në vetëm 6 muaj.

Në vendimin e firmosur nga gjykatësi Albert Meca thuhet se gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi e provuar se kompania DH Albania me administrator Avdiol Dobin, paraqiti pranë institucioneve dokumenta të falsifikuara duke u prezantuar si degë e shoqërisë Dunëell Haberman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Konkretisht, ai paraqiti pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit një akt themelimi sipas të cilit sekretati I shtetit të Delauere konformonte se shoqëria Dunëell Haberman, ishte themeluar në vitin 1998. Por në të vërtetë, kompania në fjalë ishte themeluar në vitin 2018. Dokumntat e falsifikuara administrator i pandehur i paraqiti në sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe këtë veprim thotë gjykata ai e kreu me dashje.

Më pas kompania DH Albania mori pjesë dhe u shpall fituese e dy tenderave, atë të unazës së madhe, dhe një procedurë prokurimi me Operatorin e sistemit të trasmetimit. Pas denoncimit të skandalit prokuroria nisi hetimet dhe ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar paraqiti kallëzim penal duke ngritur dyshime lidhur me dokumentacionin e përdorur nga subjektet ne fazën e konkurrimit.

Në fund të hetimeve prokurroia tha se Avdiol Dobi veproi i vetëm, pra nuk kishte ndonjë bashjkëpunëtor. Ndërsa për hetimi i celur për zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar u pushua, përderisa nuk u gjetën prova kundër tyre për ndonjë përfshirje të mundshme në afera korruptive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb