TIRANE- Dy oficerë të policisë gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës, zbarkuan sot në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, për të bërë të mundur sekuestrimin e raportit të UEFA-s, i cili prek kohësh ishte vënë në dispozicion të FSHF-së. Oficerët Fatos Lushi e Gent Plaku, kanë marrë kontakt edhe më drejtuesit e FSHF-së, me qëllim marrjen e materialeve që do t’i shërbejnë verifikimeve që po kryhen.

Mbi bazën e raportit, prokurorët do të hartojnë listën e personave që do të marrin në pyetje lidhur me skandalin që ka shpërthyer ditët e fundit.

Në raportin e publikuar nga UEFA, klubi i “Skënderbeut” ishte i përfshirë në një mega-skandal ku korçarët dyshohen se kanë manipuluar mbi 50 ndeshje, 41 prej të cilave në Kampionatit shqiptar dhe Kupën e Shqipërisë, 5 ndeshje në Ligën e Kampionëve, 2 ndeshje në Ligën e Evropës dhe 6 miqësore.

Në këtë dokument janë lakuar emra konkret duke nisur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, presidenti i klubit “Skënderbeu”, Ardjan Takaj, ish-presidenti Agim Zeqo, dhe emra të tjerë që lidhen me klubin korçar.

(er.shk/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: