SHKODER– Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë dosjen ndaj disa personave të arrestuar për falsifikim dhe prodhim jashtë standardeve të produkteve ushqimore. Të përfshirë në këtë skemë janë Gëzim Bala, Elis Bala, Hydajete Elbasani, Dritan Hoxha, Abdyl Bajraktari dhe Adnand Gradeci. Të arrestuar janë pronari i firmës, dy punëtorë, një inspektor i AKU dhe një ish-inspektor, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e tjerë. Në pamje shihen se si këta persona prodhonin dhe falsifikonin produkte ushqimore në kushte skandaloze dhe aspak higjienikë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër përfundoi hetimn dhe dërgoi në gjykatë çështjen në ngarkim të disa shtetasve të akuzuar për veprën penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, parashikuar nga neni 288/a/2 të K.Penal si dhe po zhvillon hetime për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Prokurori Astrit Halilaj hetoi dhe ngarkoi me akuza të veprave penale shtetasit: -Gëzim Bala, i datëlindjes 28.05.1958 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”; -Elis Bala, i datëlindjes 19.05.1992 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”; -Hydajete Elbasani, e datëlindjes 03.07.1958 në Shkodër dhe banuese në lagjen “Partizani”; U shpall në kërkim më datë 28.03.2018, shtetasi Dritan Brahim Hoxha, i datëlindjes 14.10.1973 lindur dhe banues në Shkodër, inxhinier merceolog në subjektin “Kampion” shpk.

Prokurori Halilaj kerkoi të caktohet masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti me burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim: 1-Gëzim Bala; 2-Dritan Hoxha (në mungesë); -IV- Të caktohet masa e sigurimit përsonal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim; 1-Elis Bala; 2-Hydajete Elbasani; Për vepren penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, nga neni 288/a/2 të K.Penal, ndaj shtetasve; Masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues“Arresti me burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim: 1-Abdyl Bajraktari; 2-Adnand Gradeci; Për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të KP.

29828942_413609892398186_541828983_o
29746843_413609869064855_59452926_o
29829046_413609899064852_2068387511_o
29883844_413609912398184_1854017713_o
29748698_413609915731517_1334853030_o
29748110_413609919064850_1694024917_o
29748952_413609925731516_1745589623_o

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb