TIRANË

Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar në emisionin “Frontline” në News24 edhe skandalin me emërimet në Dogana, si dhe aktivitetin me zhdoganimin e mjeteve luksoze si mjete të dëmtuara.

Braho tha se është evazion fiskal dhe se ligji duhet të veprojë.

“Ajo nuk është pjesë e nepotizmi, por e evazionit fiskal, shkelje e ligjit nga personat që kanë kryer dhe ata që kanë përfituar. Duhet të mbajnë përgjegjësi, të ndiejnë peshën e ligjit.

Rama kur janë mirë i përdor, kur gabojnë i merr drejtësia, po mirë mo këta kush i vuri. I bën dalje kollaj. Ligji duhet të veprojë”, tha Braho.

Ai deklaroi se vendi është kapluar nga skandale të mëdha.

“Mos prisni të ndryshojë situata në mënyrën si qeveris Rama sot. Vendi është kapluar nga skandale të mëdha, të mos i zgjas. Një pjesë janë të sakta, një pjesë janë dhe shtesa. Duhen vërtetuar. Organi që i vërteton janë organet e drejtësisë, SPAK-u, gjykata. Pretendimi i opinionit se SPAK-u nuk po merret është i drejtë, por nuk është i ligjshëm. Ndjenja e padurimit, e ngarkon SPAK-un me një lloj përgjegjësie.

Unë jam nga ata që kam besim dhe kam thënë duke i bërë thirrje dhe opinionit durim. Duhet ta presime durim veprimtarinë e SPAK-ut. Por çështjet e hetimit nuk janë si puna e tavës së peshkut që do 2 orë, kanë kohën e vetë. SPAK-u duhet ta kuptojë këtë përgjegjësi, se ka peshë dhe rol të madh në fatet e zhvillimit normal të këtij vendi që është futur në qorrsokak. Këtë vend e shpëton vetëm drejtësia”, u shpreh Braho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb