Rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut, për të cilën akuzohet djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, e ka komentuar edhe deputeti i LSI, Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, për skandalin e Fushë Krujës foli edhe Amerika, ndërkohë që “kryeministri e ha turpin me buke”.

“Deri ne Amerike eshte e qarte se banditet e kryeministrit kane fshehur skandalin e perdhunimit dhe kane perdhosur shtetin,” shkruan Vasili në Facebook.

Statusi i plotë

Zeri i Amerikes flet per skandalin e Fushe Krujes,kryeministri e ha turpin me buke.

Zëri i Amerikës jep lajmin:
” Skandali i Fushë Krujës vetëm një ditë më parë u referua nga Policia në Prokurori”.
Deri ne Amerike eshte e qarte se banditet e kryeministrit kane fshehur skandalin e perdhunimit dhe kane perdhosur shtetin.
Kryeministri ky genjeshtar pa sherim kishte deklaruar se do ti largonte te tijet te perfshire ne skandale menjehere.
Po ku ka mendere ky.
Ky eshte njesh me perdhunuesit.
Ç’skandale pret ky apo per nje te cmendur si ky perdhunimi i shtetit,i policise dhe i personit jane normalitete.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb