Ditët e fundit News24 ka denoncuar skandale nga Porti i Durrësit, ku janë zbuluar raste të korrupsionit në dogana.

E ftuar në emisionin “Open” në News24 Jola Hysaj, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, ka deklaruar se korrupsioni po gëlon në Shqipëri në të gjitha fushat.

“Një sistem e kapilar i ngritur i korrupsionit që po gëlon në Shqipëri në të gjitha fushat. Kemi shefa të doganave të implikuar dhe edhe pse ka me qindra mijëra kamera, aty flitet pa shqetësim sikur po shesim abone autobusi. Kemi të implikuar njerëz që janë shumë pranë Ramës. Ndërkohë që rrugëtimi vijon qetësisht, kuptohet që kemi të bëjmë me një regjim mafioz. Në Portin e  Durrësit kalojnë bananet e kur kalojnë maunet nuk besoj që doganierët, shefat apo kontrollorët nuk janë aty dhe nuk kanë dijeni”, ka deklaruar ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: