Oficeri i policisë i kërkoi të dënuarit që të gjente menjëherë një video të tij me drejtoreshën e burgut në momente private për të “dëmtuar” prestigjin e saj.

Tronditja është shkaktuar në Qipro, nga një zbulim i gazetës “Politis”, sipas së cilës një oficer i lartë i policisë, ka folur me një të burgosur që vuante dënimin me burg për trafik droge dhe i kërkonte atij një video me momente personale të Drejtoreshës së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas publikimit, punonjësi i Policisë i ka kërkuar të dënuarit që të gjente menjëherë një video të tij me drejtoreshën e Burgut në momente personale për ta “djegur”. Sipas mesazheve në Telegram, ai kishte informacione se Drejtoresha e Burgjeve do të shkonte në një pozicion tjetër dhe kështu donte ta godiste. Duhet theksuar se presidenti qipriot Nikos Anastasiadis i kishte propozuar dy herë drejtoreshës së Burgjeve Anna Aristotelous marrjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ajo vetë e kishte refuzuar.

Drejtoresha e burgjeve konfirmoi informacionin dhe deklaroi se do t’i bënte një ankesë zyrtare Prokurorit të Përgjithshëm duke kërkuar emërimin e një hetuesi të pavarur penal dhe disponueshmërinë e oficerit.

Në bisedat mes oficerit dhe të burgosurit ka raportime për ryshfet dhe tentativë për diskreditim të burgjeve.
Duhet theksuar se Burgjet Qendrore të Qipros nën drejtimin e zonjës Aristoteli janë bërë model dhe janë prezantuar në një dokumentar të fundit të Netflix-it në mesin e pesë burgjeve më humane në botë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: