MAQEDONI- Në Shkup ndodhet shtëpia e shqiptares më të madhe të të gjitha kohërave, shenjtores Nënë Tereza, e cila e çoi emrin e Shqipërisë në të gjitha skajet e botës falë edhe punës së saj si misionare e paqes në ndihmë të më të varfërve e të sëmurëve.

Por në këtë shtëpi monumentale, të krijuar për turistët në qendër të Shkupit janë vendosur flamuri maqedonas dhe ai i Bashkimit Evropian, por nuk ka asnjë shenjë të flamurit shqiptar.

Fotoja është publikuar nga gazetarja e BIRN, Fatjona Mejdini e cila ka ngritur edhe shqetësimin.
“Autoritetet maqedonase jo vetëm nuk kanë harruar ta përdorin për motive politike, duke vendosur mbi të flamurin maqedonas, por kanë shtuar dhe atë të BE (a thua se janë shumë pranë vlerave europiane). Por nuk kanë gjetur vend për të vendosur aty dhe flamurin shqiptar, në një kohë kur Nënë Tereza është një nga simbolet shqiptare më të shquara botërore. Diskriminimi nuk ka brirë!”, shkruan gazetarja Mejdini.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: