Nga: KRESHNIK ZEQAJ*

TIRANE- Emisioni investigativ “KAKTUS” në “News24” këtë të premte trajtoi sërish skandalin e Përmetit, ku një 75-vjeçar humbi jetën në mënyrë të mistershme, duke u gjetur poshtë krevatit i vdekur. Djali i viktimës ju drejtua drejtësisë por as aty nuk gjeti zgjidhje.
Në një rrëfim në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 Adrian Hysa akuzon mjekun Kiço Stefanidhi për vdekjen e babait të tij, ndërsa rrëfen se është detyruar të kryejë personalisht disa videoregjistrime me drejtues të spitalit, për të konfirmuar akuzat e tij për pakujdesinë e mjekëve. KAKTUS denoncoi edhe javën e kaluar fakte të reja rreth këtij skandali, ku mjekët akuzojnë njeri-tjetrin.

Natën e 23 shtatorit të vitit 2013 mjek roje ishte Kiço Stefanidhi dhe viktima ka komunikuar në telefon me djalin e tij Ardianin dhe deklaron se pranë shtratit të tij nuk kishte asnjë mjek. Një ditë më pas mjekët e njoftuan familjen se 75-vjeçari kishte vdekur nga shkaqe natyrale, ndërsa mjeku përgjegjës Kiço Stefanidhi nuk kishte një përgjigje për diagnozën, por me tone të ashpra bën përgjegjës Adrianin për vdekjen, pasi e kishte lënë vetëm në shtëpi dhe nuk ishte kujdesur për të atin.

KAKTUS ka mësuar nga burime jo zyrtare se mjekët e Përmetit do të zhvillojnë një grevë dhe akuzojnë mediat se po hedhin baltë mbi ta, kur në një kohë shumë të shkurtër në këtë spital kanë humbur jetën shumë persona, si rasti i vajzës 7-vjeçare që KAKTUS ka denoncuar, si dhe vdekjen e një 72-vjeçareje që vuante nga diabeti dhe mjekët e Përmetit e kuronin për 15 ditë me glukozë. KAKTUS i bën thirrje institucioneve përkatëse që ende nuk kanë marrë asnjë masë ndëshkimore të kthejnë sytë nga Përmeti i çudirave.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: