Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson pranoi para komitetit të privilegjeve se ‘distancimi social nuk ndodhi vërtetë në Downing Street’.

Johnson është përfshirë në një skandal të quajtur ‘Partygate’, ku festuar gjatë pandemisë Covid-19, ndërkohë që ishte e ndaluar grumbullimi pasi dhe oraret e lëvizjes kanë qenë të reduktuara.

Deputeti laburist, Sir Chris Bryant tha se gjatë seancës, Johnson pranoi se ishte e vështirë të qëndronte dy metra larg njerëzve për shkak se hapësira ishte e vogël, por tha se udhëzimet dhe rregullat u ndoqën nga të gjithë pjesëmarrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: