Policia britanike ka përfunduar hetimet për kryeministrin Boris Johnson, gruan e tij Carrie Symond dhe 81 personave të tjerë për shkeljen të rregullave të Covid, duke vendosur 126 gjoba.

Hetimet kanë zgjatur katër muaj, ndërsa ngjarja e ndodhur para dy vitesh u konsiderua një skandal.

Hetimet rezultuan tashmë me gjobitjen e kryeministrit Johnson, gruas së tij Carrie dhe kancelarit Rishi.

“Downing Street” tha se pas përfundimit të hetimit kryeministrit i ishte thënë se nuk do të kishte asnjë veprim të mëtejshëm kundër tij.

“Kryeministri kërkoi falje për incidentin e festës së ditëlindjes. Shpresoj se tani mund të vazhdojmë të merremi me disa nga çështjet e mëdha me të cilat përballet vendi.“- tha ministri i policisë Kit Malthouse.

Sipas hetimeve policia ka lëshuar gjobat në lidhje me ngjarjet , data nga maji 2020 deri në prill 2021.

Policia tha se një ekip prej 12 detektivësh kishte shqyrtuar 345 dokumente, duke përfshirë email, regjistrat e hyrjeve, shënimet e ditarit dhe deklaratat e dëshmitarëve, 510 fotografi dhe imazhe CCTV dhe 204 pyetësorë në atë që ata e përshkruan si një hetim “të kujdesshëm dhe të plotë”.

Gjobat lidhen me ngjarjet në: 20 maj 2020, 18 qershor 2020, 19 qershor 2020, 13 nëntor 2020, 17 dhjetor 2020, 18 dhjetor 2020, 14 janar 2021 dhe 16 prill 2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb