Zbulohet skandali i ri për aferën e inceneratorëve në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha, në dëshminë e tij dhënë online pranoi se kompania e tij kishte marrë 23 milionë euro paradhënie nga Buxheti i Shtetit, ndërkohë që puna nuk është kryer.

Kryetarja e komisionit insistoi për të pyetur se për çfarë janë përdorur këto para.

Tabaku- 23 milionë euro Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nënkontraktim të kompanive të Klodian Zotos.
Dusha- Më duhet ta konfirmoj.
Tabaku- Çfarë pune ka kryer kompania që ka marr paradhënie deri në vitin 2019 që ju keni qënë administrator dhe nuk është ndërtuar.
Dusha- Kompania Integrated Serves është kompania nënkontraktore për kryerjen e shërbimeve civile dhe ndërtim.

Madje 23 milionë euro paradhënie janë marrë nga një kompani që pranohet nga vetë administratori që është e palicensuar.
Geshtenja- Kompania juaj është e licensuar për këtë koncesion?
Dusha- Kompania Integrated eshte krijuar per zbatimin e ketij projekti.

Edhe pse Buxheti i Shtetit financon inceneratorin e Fierit, administratori Luan Dusha pranoi se është marr kredi për pagat e punonjësve gjatë periudhës së pandemisë.
Tabaku- Keni marr 69 mln lek për pagat.

Dusha- Po për pagat
Tabaku- Po pra po pagat ju i paguani me të vetme të ardhura nga Buxheti i Shtetit që ju nuk i keni ndaluar për asnjë ditë. Për çfarë duhej shtesë garancia sovrane?
Dusha- Në periudhën e pandemisë ka pasur vonesa në pagesa
Tabaku- Asnjë vonesë nuk ka pasur për koncesionarin e Fierit për pagesa i kam një më një të gjitha pagesat.

Për të dhënë dëshminë e saj ishte edhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Energjisë për të cilën kryetarja e komisionit e pyeti se përse janë kryer 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera.

Tabaku: Në bilancin e 2019 nga ana e inceneratorit të Fierit është 20 milionë euro për punime të parealizuar. Keni pasur dijeni për këto shkelje të rënda?

Sekretarja: Ne jemi struktura që përcjell bilancin pranë Ministrisë së Financave për të bërë këtë lloj auditi. Nuk futemi në detaje të autidit, që është i përfunduar, të mbyllura, të certifikuara nga ekspertë kontabël.

Ndryshe nga dëshmitarët e mëparshëm ish-perfaqesuesi i Bashkisë Fier në Komisionin e vlerësimit të ofertave, Florian Muçaj, i thirrur në komision refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës, pasi sipas tij, dëshminë e ka dhënë para organeve të drejtësisë.

Tabaku: Cili ishte roli juaj në komisionin e koncesionit?
Muçaj: Çdo gjë në lidhje me këtë çështje, për të cilën unë kam dhënë dëshmi para SPAK-ut, nuk do të kthej asnjë përgjigje në këtë komision.

Në komisionin hetimor nuk u paraqit Administratorja e inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, ku ishte thirrur sërish këtë të premte për paraqitur dokumentet e kërkuara shtesë. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, paralajmëroi marrjen me polici nëse ajo nuk vjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb