Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar një skandal protokollar në raport me kreun e Shtetit mesditën e sotme.

Në përfundim të takimin në presidence ku i propozon Presidentit emrin e kreut të ri të SHISH, Rama publikon një foto ku Begaj ishte në pozicion gjysmë të ulur dhe që në pamje të parë krijonte një përshtypje jo të mirë në marrëdhënien mes numrit 1 dhe numrit 3 (kryeministri) të Piramidës shtetërore. Pas këtij momenti, për ti paraprirë  komenteve negative, stafi i kreut të qeverise e ndryshoi me urgjencë foton, duke vendosur një tjetër ku Rama e Begaj ishin duke biseduar.

Në arkivën e fotografive janë të shumta fotot kur kryeministri mban një pozicion shpërfillës ndaj Presidentit, qe nga dita kur u takuan për herë të parë në zyrën e tij kur i ofron postin e kreut te shtetit deri ditën e sotme kur në shkallët e presidencën, teksa Begaj kishte dalë për ta përcjellë dhe e shihte në sy, vështrimi i Ramës ishte në drejtim te korpusit universitar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: