Ghislaine Maxwell, ka vendosur që të tregojë emrat e tetë personave, bashkëpunëtorë e do t’ia lë në dorë gjykatës nëse do të vendosë për të publikuar apo jo emrat e tyre. Këtë deklaratë ajo e ka bërë nëpërmjet një letre drejtuar gjykatës.

Maxwell, vajza trashëgimtare e ish-botuesitt të tabloidit “The Daily Mirror” dhe deputetit britanik Robert Maxwell u dënua në dhjetor për rekrutim dhe trafikim të vajzave të reja, të cilat thuhet se u abuzuan seksualisht nga financieri amerikan Jeffrey Epstein, dashuria e saj prej shumë kohësh.

Maxwell nuk po lufton më për të mbajtur sekret identitetin e tetë personave, të cilët kishin marrë pjesë në skemat e trafikimit seksual të çiftit, tregojnë dokumentet e fundit të gjykatës.

Ajo u konsiderua bashkëpunëtore e Epstein (i cili kreu vetëvrasje në burg në gusht 2019) dhe u shpall fajtore për pesë nga gjashtë pikat e akuzës kundër saj duke u dënuar me 65 vite burg nga një gjykatë federale e Nju Jorkut. Akuzat lidheshin me rolin e saj në abuzimin seksual të vajzave të mitura nga Epstein, ndërmjet viteve 1994 -2004.

Dokumentet, janë pjesë e një padie për shpifje që daton në vitin 2015, kundër Maxwell, të ngritur nga Virgina Roberts Giuffre, e cila pretendon se Jeffrey Epstein, abuzoi seksualisht me të ndërsa ajo ishte e mitur dhe Maxwell ishte bashkëpunëtorja e tij.

Avokati i Giuffre kishte paraqitur më parë një deklaratë të mërkurën, duke argumentuar që emrat të zbuloheshin. Vendimi tani është në duart e gjyqtares së gjykatës federale të Nju Jorkut, Loretta Preska, nëse shtatë prej këtyre emrave do të publikohen.

Giuffre kishte akuzuar prej kohësh Epstein dhe të dashurën e tij, Ghislaine Maxwell, kjo e fundit tashmë e dënuar si trafikante seksi, se e kishin detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me familjen mbretërore, kur ajo ishte 17 vjeç.

Një gjë e tillë u zbulua nga padia e Giuffre ndaj Princit Andrew për abuzim seksual, të cilën ajo e kishte paraqitur më 9 gusht në Gjykatën Federale të Manhatanit, por që kjo akuzë u mohua ashpër nga Duka i Jorkut.

Financieri i dyshuar për organizimin e orgjive me vajza të mitura, raportohet të ketë bërë dhjetëra vizita në Shtëpinë e Bardhë, kur në detyrë ishte ish-presidenti Bill Clinton.

Regjistrat e vizitorëve të zbuluar konfirmuan se pedofili i ndjerë kishte vizituar të paktën 17 herë gjatë mandatit të parë të Bill Clinton-in, duke filluar menjëherë pas përurimit të tij në vitin 1993. Raportohet se vizitat janë kryer mes viteve 1993-1995.

Natyra e vizitave të Epstein nuk zbulohet në regjistrat e vizitorëve, megjithatë ato tregojnë se gjatë një darkë në “Blue Room” ishin të pranishme dhjetëra gra.

Shumë nga gratë që Epstein mori në vizitat e tij në Uashington dihej se kishin pasur marrëdhënie romantike me të. Në listë përfshihen: Celina Midelfart, asokohe 21 vjeç, Eva Andersson-Dubin, 33, Francis Jardine, e cila besohej se ishte në të 20-at dhe e dashura e tij e dikurshme, Ghislaine Maxwell, e cila ishte 32 vjeç. Katër gratë e tjera që shfaqen gjithashtu në regjistra janë Jennifer Garrison, Shelley Gafni, Jennifer Driver dhe Lyoubov Orlova.

Në vitin 2019, dolën në pah edhe një sërë skandalesh që përfshinin edhe ish-presidentin Bill Klinton si të përfshirë në skandalin e aktivitetit seksual me të mitura. Epstein kishte miqësi edhe me ish-presidentin Donald Trump.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: