Në Shkup dje u luajt finalja e Superkupës së Evropës mes Real Madrid dhe Manchester United e cila përfundoi me fitoren e madrilenëve me rezultat 2-1 ku shënuan Casemiro dhe Isco. Për anglezët shënoi përforcimi më i ri i tyre, Romelu Lukaku. Kjo ishte ndeshja që e mbajti Shkupin në syrin e botës për më shumë se 90 minuta.

Telegrafi Maqedoni ishte në stadium ku ka ndjekur për së afërmi ngjarjet të cilat ishin të shumta, përveç lojës 90 minutëshe.

Stadium-flamuri-780x439

Festa para lojës e organizuar nga shteti i Maqedonisë dhe e ndihmuar nga UEFA lë për të dëshiruar. Në këtë festë nuk pati asnjë element të kulturës shqiptare, edhe pse shqiptarët në këtë vend janë popull shtetformues.

Vallet maqedonase, veshjet kulturore dhe të vjetra të popullit maqedonas në vend, flamuri shtetëror verdhë e kaltër dhe muzika tradicionale maqedonase mbrëmë u prezentuan para 30 mijë tifozëve në stadiumin Telekom Arena në Shkup. Gjithashtu dhe nëpërmjet ekraneve ky realitet i fshehur i organizatorëve u prezantua para më shumë se 1 miliardë shikuesve nga e gjithë bota, shkruan Telegrafi Maqedoni.

stema4-1

Edhe pse shqiptarët janë popull shtet formues, një realitet i tillë u injorua nga organizatorët e kësaj ndeshje të madhe. Kjo është kritikuar keq brenda stadiumit por edhe nëpër media gjatë dhe pas lojës.

I vetmi element shqiptar në stadium ishte shqiponjë dykrerëshe që zbukuronte stemën e Real Madridit. Për këtë detaj nuk u kujdesën organizatorët por tifozët e tifogrupit madrilen shqiptar “Real Madrid Club Albania” që ishin më të zëshmit në terren.

Ndërsa në mikrofon organizatorët paralajmëronin që mos të shfaqet racizëm në stadium ndal lojtarëve, stafit teknik, tifozëve të ekipeve kundërshtare dhe personave zyrtarë, racizëm e diskriminim bënë organizatorët ndaj shqiptarëve. Në stadium pati fshehje të një kulture të tërë, të vjetër me shekuj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb