Emisioni “Në Shenjestër” solli mbrëmjen e sotme në vëmendje skandalin që ka përfshirë Fondin Shqiptar të Zhvillimit me personazh kryesor shefin e kuzhinës Alfio Rrotani.

E ftuar në studio ekspertja Aranita Brahaj shprehu nevojën  për një monitorim në lidhje me referencën e orës së punës jo vetëm në FSHZH por edhe në institucione të tjera ku punonjësit nuk zgjidhen sipas meritokracisë.

“Shqipëria ka një anomali me referencat e pagesës së orës së punës. Në botë mund të gjesh fare lehtë se sa mund të paguhet një orë një profesion, cilido qoftë.

Në rastin në fjalë ky institucion i krijon vetes një standart më të mirë se të tjerët. Në Shqipëri duhet të punohet me sistemin e referencës së pagës. Ka spikatur që edhe stafi suportues, sanitarë, shoferë. Shqipëria ka një nivel shumë të ulët në rajon me nivelin e pagës minimale. Gjithë këto entitete, qoftë shoqëritë publike, apo emërimet si këto instuticione punonjësit nuk zgjidhen sipas meritokracisë. Moralisht ka pikëpyetje kjo divergjencë sepse këto institucione kanë nevojë për një monitorim më të mirë.”

“Qytetaret hyjne ne borxhe e marrin kredi qe e paguajne gjithe jeten per nje operacion nderkohe punonjesit e ketyre instutucioneve shkojne falas ne spitalet me te mira private.”

Skandali  me fondet publike në FSHZH përfshin edhe një shumë marramendëse të sigurimit të shëndetit për punonjësit ku kap shifrën e deri në 200 mijë $. Gazetari Rudi Erebara u shpreh se ndërkohë që ne paguajmë 3.4% të pagës sonhë për sigurim jete i vetmi shërbim që marrim në këmbim është spitali shtetëror e burokraci.

“Ne paguajmë 3.4% të pagës tonë dhe oferta që na jepet ne është spitali shtetëror, burokracitë shtetërore. Punonjësit e Fondit shkojnë në spitale private ndërkohë që duhet të punojnë për shëndetësinë flas.”

A ju shqetëson fakti që duke mos patur hetime të abuzohet edhe më shumë duke u lënë të tilla ngjarje në hije?

“Shqipëria e ka humbur statusin e ekonomisë së tregur dhe tenderat janë të paracaktuar. Në tenderat e rrugës nuk shikoj asnjë garë. Edhe ku pati garë për Tunelin e Skërficës pati akuza për manipulime e nuk pati hetim. Tek dy rastet tender ii Lushnjes dhe i uniformave të policisë SPAK ka marrë përsipër të shikojë vetëm procedurat e tenderimit dhe nuk ndjek paratë. Ajo që ka ndodhur që janë gjetur mangësi ne dokumentacione dhe hetimet janë lëmë me kaq”- përfundoi Erebara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: