Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, komentoi në studion e News24 skandalin e korrupsionit te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, me sanitaren Tire Alldervishi dhe disa infermiere.

Brataj tha se ky është një fenomen i turpshëm, por që sipas tij, nuk duhet të habitemi, pasi ka ekzistuar në gjithë këto vite në Shqipëri.

“Sot lindi ky problem? Vetëm në shëndetësi është ky problem? Pse fshihemi pas gishtit, kur e dimë shumë mirë se një shkresë nuk e merrje dot pa paguar, një veprim, një koaludim. Është e turpshme ajo që ndodhi, nuk jam dakord me fenomenin. Unë kam thënë që ka edhe mjekë që përfitojnë përmes recetave të majme, që nuk kanë të drejtë t’ua japin pacientëve, se në radhë të parë i bën dëm, së dyti po abuzon. Mos të habitemi nga fenomeni, se është krijuar në këtë këto vite”, tha Brataj.

I pyetur nëse ka ndonjë që është infektuar, edhe pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës, Brataj u përgjigj se “Jo nuk ka në Shqipëri. Deri më tani nuk ka ndodhur, nuk kam dëgjuar as në vende të tjera”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb