Rikthehet energjia elektrike pas 24 orësh në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Prej ditës së djeshme në orën 10:00 energjia elektrike ishte ndërprerë në universitet, çka ka sjellë stakimin e ngrohjes dhe problematika të shumta në zhvillimin e procesit mësimore.

Mungesa e energjisë elektrike ka pamundësuar funksionimin e kompjuterëve dhe projektorëve dhe laboratorët janë stakuar. Stakimi i laboratorëve është një problem madhor pasi aty kryhen eksperimente te shumta dhe shkatërrohet gjithçka.

Sipas stafit pedagogjik dhe studentëve, linjën rezervë të energjisë e ka marrë shkolla fillore që është ndërtuar në ambientet e universitetit. Ata kanë pohuar se ka pasur ndërprerje të energjisë për disa orë, por asnjëherë kaq gjatë. Pas denoncimit të pedagogëve energjia është rikthyer dhe mësimi po vijon normalisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb