“BalkanWeb” ka siguruar dosjen hetimore, ku është dëshmia tronditëse e 15-vjeçares nga Babrruja, e cila ra pre e një abuzimi seksual nga një 65-vjeçar, i cili përfshiu në krim edhe 3 të rinj, të cilët e përdhunuan të miturën. Historia tragjike e drama e minorenes u zbulua sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 edhe përmes dëshmive të babait, vëllait dhe drejtorit të shkollës.

Ndërsa në studio pati debate të fortë, për këtë çështje, gjykata e Tiranës nga ana tjetër caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, për katër të dyshuarit për abuzimin e vajzës, mes tyre dhe ish-rojën e shkollës, Abaz Doga.

65-vjeçari u shfaq në sallën e gjyqit i maskuar, për shkak të rregullave të reja të diktuara nga pandemia, ndërsa e fshehu fytyrën me duar gjatë gjithë kohës. Si ai ashtu dhe të dyshuarit e tjerë, dy prej të cilëve të mitur, nuk thanë asnjë fjalë para gjykatës, edhe pse më herët e kanë pranuar se abuzuan me vajzën. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e marrëdhënies seksuale dhe homoseksuale me dhunë me të mitur, shtytje e të miturve në krim dhe veprave të turpshme.

Prova më e fortë e fajësisë ndaj 65-vjecarit dhe tre të tjerëve janë videot intime të realizuara më të miturën. News24 ndërkohë disponon të plotë edhe dëshminë e 15-vjeçares, por për arsye etike nuk do të flasë për mënyrën sesi ajo u abuzua. Megjithatë, ajo që bie në sy është fakti se vajza është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj për më shumë se 1 vit. Ajo rrëfen se ish roja i shkollës e kërcënonte vazhdimisht që t’i bindej, ndërkohë që u detyrua të kishte marrëdhënie dhe me djemtë e tjerë, nga frika se videot e saj intime do të bëheshin publike. Në dëshminë e saj vajza akuzon Abaz Dogës, se ka abuzuar me dy të mitura të tjera, njëra prej të cilave është detyruar të largohet më familjen jashtë vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb