Një skandal i rëndë që ka të bëjë me trukimet vjen nga Kosova. Bëhet fjalë për sfidën mes Trepças dhe Fushë Kosovës e vlefshme për javën e 17-të të Ligës së Parë.

Prokuroria e Mitrovicës në mars të këtij viti kishte nisur një hetim në lidhje me këtë përballje. Portali kosovar “Kallxo.com” ka arritur të sigurojë aktakuzën e ngritur në të cilën janë përfshirë katër emra: tre zyrtarë të lartë të klubit nga Mitrovica dhe një të deleguari të Federatës së Futbollit për kurdisje të ndeshjes për ta fiksuar rezultatin në favor të një basti të vënë nga vëllai i trajnerit të klubit që jeton në Belgjikë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fidaim Haxhiu, Besim Haxhiu, Kemal Dumnica dhe Fisnik Haxhiu kishin bërë planifikime për sfidën mes KF Trepça dhe KF Fushë Kosova duke trukuar ndeshjen.

I pandehuri Fidaim Haxhiu në cilësinë e trajnerit të Trepçës u ka thënë lojtarëve para ndeshjes se duhej të humbnin në pjesën e parë dhe të fitonin në të dytën, ashtu si edhe ndodhi.

Prokuroria gjithashtu pretendon që Bejadin Haxhiu, vëllai i trajnerit të klubit, ka vendosur 40 skedina 2/1 për takimin në fjalë dhe duke fituar 10.167.00 euro. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Fushë-Kosovës, ndërkohë që në pjesën e dytë, Trepça përmbysi rezultatin në 2-1.

Ndërkohë në atë ndeshje Trepça aktivizoi edhe një lojtar që nuk figuroi askund, e vetëdijshme se do të humbiste ndeshjen në tavolinë nga FFK, për t’ia kaluar trepikshin Fushë-Kosovës, pasi i nevojitej më tepër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb