Të gjitha Kombëtaret kanë zbritur në fushën e blertë në këtë fundjavë dhe përjashtim nuk kanë bërë as ekipet afrikane, që luajnë eliminatoret për Kupën e Afrikës, në program në Egjipt më 21 qershor 2019. Në sfidën mes Libisë dhe Afrikës së Jugut, e cila u fitua nga miqtë me rezultatin 2-1, ka ndodhur diçka e rrallë dhe e turpshme.

Gjatë intonimit të himnit të skuadrës “Bafana Bafana”, vjen një sms, që ndërpret himnin dhe le të kuptohet se himni po transmetohej nga një telefon celular. çdo gjë po shkonte vaj, kur fillimishit në celular vjen një thirrje që refuzohet dhe më pas një sms. Mjafton të shikoni videon dhe fytyrat e lojtarëve afrikano-jugurë, të cilët janë një miks mes habisë dhe mërzisë për situatën e turpshme me himnin e tyre kombëtar.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb