Tre motrat Misku në Krrabë nuk e kanë festuar kurrë ditëlindjen. Ato kurrë nuk kanë marrë një dhuratë. Edhe Pamela nuk e festoi ditëlindjen në 11 dhjetor si çdo vit. Prindërit e quajnë luks festimin e ditëlindjeve.

E ëma: Ca ditëlindje? Nuk kemi bukë të hamë…

Çdo ditë, Pamela kur kthehet nga shkolla ndihmon motrat me mësimet. Vajzat tregojnë lëndët e preferuara. Kur shokët dhe shoqet shkojnë në ekskursione me klasën ato nuk shkojnë. Madje as nga Krraba nuk kanë lëvizur ndonjëherë.

“Do doja të bëja një udhëtim me familjen, por nuk e kanë mundësinë. Kur kemi pasur ekskursion, prindërit nuk kishin mundësi të më dërgonin, nuk shkova. kam qejf të shikoj kalanë në Kruje, dua ta shikoj se ma kane përshkruar shumë të bukur” shprehet vajza me ndrojtje.

Motrave u pëlqejnë shumë dy personazhe që dalin në një emision humori në televizor. Ata janë policët tek “Portokallia”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: