Në Paris po mendojnë për ndeshjen e kthimit ndaj Realit, por askush nuk është i qetë. Mungon edhe 1 javë nga ndeshja dhe trajneri Emeri po mendon mënyrën sesi mund ta përmbysë humbjen e pësuar në Madrid. Por, nuk mund të jetë kurrsesi i qetë, pasi ndaj Marsejës humbi yllin e skuadrës Nejmar.

Braziliani pësoi një dëmtim në kavilje dhe u largua nga fusha e lojës me barelë duke përhapur panik në radhët e tifozëve parisienë.

Nejmar

RIKUPEROHET- Një ditë pas dëmtimit, situata është pozitive. Sulmuesi brazilian do të rikuperohet në kohë për ndeshjen e ardhshme dhe ka nisur terapinë intensive për ndeshjen e rëndësishme të sezonit.

Trajneri Emeri tha se Nejmar do të jetë, ndërsa mediat spanjolle kanë pyetur për këtë çështje fizioterapistët e Barcelonës. “Nejmar rikuperohet me mendjen e tij. Është shumë i fortë dhe nëse do që të jetë në një ndeshje, ia del. Jam i sigurt që do të luajë kundër Realit”, ka thënë njëri prej tye.

MARKINJOS- Por, telashet nuk kanë fund për trajnerin e PSG-së. Në ndeshjen ndaj Marsejës pati probleme muskulore për një nga lojtarët më të mirë të skuadrës, mbrojtësin Markinjos. Ai është lideri i mbrojtjes duke lënë në stol edhe Tiago Silvën në shumë ndeshje. /PanoramaSport – http://www.panorama.com.al/sport/skane-fund-telashet-te-parisi-pas-nejmarit-demtohet-edhe-mbrojtesi-brazilian/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: