Nënkryetarja e PD, Grida Duma në fjalën e saj në Kuvend foli për studentët, problematikat dhe investimet e munguara në Universitete.

Duma u shpreh se studenti është lënë pas dore, ndërsa qeveria flet për të marrë borxhe në emër të studentit, kur në fakt sipas saj nuk bëhet asgjë vetëm akuzohet brezi i ri se nuk lexon apo nuk punon.

Ajo gjithashtu shtoi se të rinjtë sot nuk arrijnë dot që të sigurojnë as praktika në institucione.

‘Brezit të ri i themi nuk lexoni, nuk punoni dhe në asnjë moment nuk kemi ndërtuar asgjë që ato minimalisht praktikat e sigurta. por edhe praktikat që bëhen në institucione nuk janë u sigurohen. Janë më mijëra studentë që duan të bëjnë praktikë në institucione dhe nuk i sigurojnë. Universiteti është bërë baraz me gjimnazin, vetëm teori. Universitet shqiptare nuk kanë ku ta çojnë rininë dhe fusin tre cikle studimi. Ata në tregun e punës nuk e gjejnë vete. Ju sot thoni do të marrim borxh për konviktet, por a mund të diskutojmë që këto para nuk po i merrni borxh ju, por të gjithë shqiptarët. Në disa gjëra vendimmarrja juaj nuk ju prek vetëm juaj. Sot ne duhet të financojmë drejt tek studenti. Ka shumë studentë që konviktet nuk i duna më sepse kanë 10 vite që mbajnë radhë për dush. Sot situata është degraduar, nuk është çështja se a marrim borxhe, por se si i përdorim borxhet’, tha Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb