Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire sot do të qëndrojë në qeli sot pasi nga Mykonos ku u arrestua transferohet në ishullin Siros që nesër të dalë para Policisë. Ai u arrestua pasi goditi efektivin grek të Policisë, por mediat greke kanë zbardhur ngjarjen e sotme.

Maguire bashkë me vëllain e tij dhe dy bashkëlojtarët tek Manchester United, Rashford dhe Brandon Willimas po festonin në një lokal teksa konfrontimi ka ardhur më një tjetër grup anglezësh. Turistët e grupit tjetër po ngacmonin vajzat e shoqërisë së Maguire. Pasi dolën nga lokali anglezët u konfrontuan me njëri- tjetrin.

Maguire ndërkohë është përleshur më një polic grek i cili erdhi për të qetësuar situatën. Por sipas avokatëve, Maguire ka mohuar ngjarjen. Po ashtu ka reaguar dhe klubi i Manchester United që thotë se është në dijeni të incidentit të Maguire teksa shton se anglezi po bashkëpunon me autoritetet greke.

“Klubi është i vetëdijshëm për një incident që ndodhi në Mykonos me përfshirjen e Harry Maguire mbrëmë. Ne kontaktuam Harry, i cili po bashkëpunon plotësisht me autoritetet greke. Për momentin, nuk do të ketë asnjë koment tjetër. ”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një tjetër detaj që zbulojnë mediat greke është se Maguire ofroi para policëve në fjalë sot për të mbyllur çështjen. Bilanci është 3 të arrestuar, Maguire bashkë me dy shokë të tjerë teksa bëhet me dije se kapiteni bashkë me shoqërinë e tij e kanë ‘tepruar’ në ishullin grek me alkool dhe qejfe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb