Gjatë protestës së sotme kundër shembjes së banesave për ndërtimin e rrugës Elbasan–Qafë Thanë, banorët e Hotolishtit kanë drejtuar kritika të forta ndaj qeverisë dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ata e akuzuan zëvendëskryeministren për mashtrime dhe mungesë përgjegjshmërie në përballjen me fatin e dhjetëra familjeve që rrezikojnë të humbasin shtëpitë.
Banorët u shprehën se janë për zhvillimin, por jo me çmimin e shkatërrimit të fshatit, ndërsa kërkojnë që rruga të mos kalojë mbi shtëpitë, tokat dhe varrezat e të parëve, duke propozuar ndërtimin e një tuneli si alternativë.
“Ne nuk jemi kundër zhvillimit, por kundër shuarjes së jetës sonë. Me këtë projekt, 30 shtëpi, një fshat i tërë do të zhduket si të ishte i pavlerë”, tha njëra prej qytetareve të pranishme.
Banorët akuzuan hapur ministren e infrastrukturës, Belinda Balluku, duke thënë se kishte para për të formosur një tender 10 mijë euro për të larë makininën e saj, ndërsa për banorët e Hotolishtit nuk ka për të ndërtuar një tunel 300 metra.
“Shteti nuk ka lek për një tunel 300 metra të gjatë qe do shpëtonte fshatin. A nuk kishte lekë Belinda Balluku kur firmoste për 10 mijë euro për të larë makinën e saj”, tha ajo, ndersa shtoi: Lekë ka, por nuk ka ndërgjegje për të shpëtuar jetën tona. Po vendosin asfaltin para jetëve tona.
Banorja: Jemi këtu jo për t’i thënë jo zhvillimit, por për të kërkuar që ajo rrugë të mos kalojë mbi jetën tonë, shtëpitë tonë apo mbi varret e të parëve tanë. Me këtë Hotolishti nuk zhvillohet, 30 shtëpi, 30 familje, një fshat i tërë do të fshihet si të ishte i pavlerë. Dhe pse? Sepse shteti nuk ka lek për një tynel 300 metra të gjatë qe do shpëtonte fshatin.
Pyesim, a nuk kishte lekë Belinda Balluku kur firmoste për 10 mijë euro për të larë makinën e saj. A nuk kishte Lekë Edi Rama kur ndërtonte kopshtin Eden për 4.3 milion euro në kryeministri? A nuk kishte lekë kur dërgoi mr 6 milion euro satelitët në hapësirë, dha 130 milion euro për një inceneratorë që nuk ekziston… Lekë ka, por nuk ka ndërgjegje për të shpëtuar jetën tona. Po vendosin asfaltin para jetëve tona. Ne duam tunel dhe vetëm tunel.
(BalkanWeb)