Kryeministri Edi Rama e cilëson paketën Anti-KÇK, të prezantuar sot nga qeveria, si më agresiven ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këto 30 vite, kundër krimit dhe korrupsionit.

Teksa shkruan në “Twitter” se pret reagime idiote ndaj kësaj pakete, kreu i qeverisë paralajmëron se “operacioni “Forca e Ligjit” as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë!”

“Pres shumë më tepër reagime idiotike ndaj paketës më agresive ligjore, që një qeveri ka formuluar ndonjëherë në këta 30 vjet, kundër krimit të organizuar dhe aleatëve të tij në sistemin e vjetër e të korruptuar të drejtësisë! S’kemi dëgjuar gjë akoma,po ama s’kanë parë gjë akoma!

Operacioni Forca e Ligjit (OFL) as nuk dublon, as nuk pengon, as nuk anashkalon institucionet që po lindin nga Reforma në Drejtësi, po është komplementar me to dhe do t’i bëjë një shërbim të madh shoqërisë, në këtë fazë tranzitore të sistemit të drejtësisë! Kaq për momentin”, shkruan Rama.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: