Menjëherë pas mbylljes së protestës nga ana e opozitës, në terren kanë zbritur punonjësit e Bashkisë së Tiranës të cilët kanë nisur pastrimin. Në funksion të pastrimit shkuan edhe mjetet si dhe botet me ujë për të bërë larjen e rrugës. Pamjet e këtij momenti i ka publikuar kryebashkiaku Erion Veliaj, duke i shtuar edhe një koment.

Teksa ka falenderuar punonjësit e Bashkisë që edhe këtë mbrëmje janë në terren për të mbajtur pastër Tiranën, Veliaj ka ironizuar drejtuesit e opozitës.

“Faleminderit atyre që pastrojnë! Që s’kanë shtëpi në Hollandë! Që s’kanë pasaporta austriake! Që s’kanë mundësi për botox! Që s’kanë ndërtuar kat 13 pa leje! Që s’kanë vrarë kënd në Bulevard! Që fëmijët i çojnë në shkolla publike! Që s’kanë kunat t’ju financojë protesta”, shkruan Veliaj në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb