Situata e krijuar në “Big Brother Vip”, mes Bora Zemanit, Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosaj vijon ende të komentohet, në një kohë që programi ka më shumë se dy muaj që ka përfunduar. Këtë kohë, treshja ka qenë tepër aktive në rrjete sociale ku kanë publikuar deklarata të ndryshme dhe çaste nga përditshmëria e tyre.

Së fundmi, moderatorja e programit të dashurisë ‘’ Përputhen’’, ka habitur me deklaratën e saj të fundit. Zemani ka postuar disa foto në llogarinë e saj personale në Instagram, e veshur e tëra në të zezë.

‘’Të jesh grua në Shqipëri është punë burrash’’, shkruan Bora përbri fotos së publikuar.

Sakaq, nga ana tjetër nuk ka munguar edhe komenti nga mikesha më e ngushtë e saj, Semi Jaupaj.
‘’ Super grua’’, e ka qujatur Semi moderatoren.

Kujtojmë se në vorbullën e diskutimeve që përfshiu Borën dhe Donaldin, me pretendime nga portalet se ata ishin ribashkuar, ka ardhur një reagim nga vetë moderatorja. Ajo tha se nuk ka asnjë pajtim për momentin dhe ka pranuar se aktori i ka kërkuar falje, si privatisht, por edhe publikisht.

“Eshte e pamundur te reagoj do dite duke thene kjo po, kjo jo! Aq me teper une qe ne zhurmen e ketyre koheve kam zgjedhur mos te flas e ne 7 muaj ky eshte reagimi i dyte qe bej edhe pse shoh ge fare nuk shkruhet ne emrin tim. Nuk kam folur per asnje person, asnje perjetim, asnje te vertete apo genjeshter dhe me besoni, keto te fundit jane shume!

Nuk e kam dashur asnjehere vemendjen qe nuk ka te bej me punen time! Me mjafton ajo qe kam nga programi im 6 here ne jave ne ekranin me te madh ne vend. E kuptoj, u perfshiva padashur ne nje situate me shume se personale pa e ditur si do te shkonte dhe kjo paska kuriozitet ende por po teprohet dhe po abuzohet nga portalet me “burime te sigurta”.

Kjo eshte e tepert e po kthehet ne bezdi te madhe! Cdo dite lajme te bazuara ne thashetheme, imaginate, komente! Akoma kujdesem per do postim qe bej vetem per te mos provokuar lajm dhe prap, cdo gje merr nje interpretim tjeter duke u shfrytezuar nga te gjithe”, reagoi Bora.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb