Aparatura e skanerit në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ ka dalë jashtë funksionit. Burime për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ bëjnë të ditur se pacientët e shtruar me COVID transportohen me ambulancë për të kryer diagnostikimin në spitalin Infektiv.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton në një lidhje live për ‘News24’ se skaneri është jashtë funksionit prej 3 ditësh, ndërsa shkak i prishjes së tij është bërë fluksi i madh i përdorimit. Sipas Skëndajt, urgjencat që kanë për të bërë skanerin, si fillim dërgohen në Infektiv, dhe më pas përcillen për në COVID2.

Aktualisht në spitalin COVID1 ka dy skanera, një në gjendje pune dhe tjetri duke u futur në punë, ndërsa përballon tashmë fluksin e të 3 spitaleve që trajtojnë rastet me koronavirus. Mes të tjerash Skëndaj tha se ka shtim të rasteve që trajtohen në spitale. Në spitalin COVID2, janë të shtruar 160-165 pacientë, ndërsa në dy spitalet e tjera, 135 të shtruar. Po ashtu, gazetari tha se ka një rritje të urgjencave ditore, nga 30-40 shtrime.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb