TIRANE

Qeveria ka vendosur ndërprerjen e njënashme të 8 kontratave koncensionare në fushën e energjisë pasi sipas zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati kanë shkelur kushtet e kontratës duke mos plotësuar krieteret mjedisore, ndertimore dhe financiare. Konkretisht nga 54 dosje që janë në proces skanimi aktualisht, 8 janë kapur në shkelje.

“Ndër problematikat kryesore të konstatuara nga kontrolli i deritanishëm mund të përmendim: Mosrespektim te afateve kohore proceduriale; Mosrespektimin e kushteve dhe kritereve në kontratat dhe lejet e lëshuara (qofshin të aspektit ndërtimor, mjedisor, financiar etj) Në vëmëndje të analizës sonë janë jo vetëm problematikat që janë rezultat i pakorrektësisë nga ana e subjekteve, por janë dhe problematikat që janë shkaktuar nga burokracia proceduriale e ndjekur nga institucionet publike.” -u shpreh Bonati.

Një nga rreziqet e ndërprerjes së këtyre kontratave është kosto që mund të bie mbi buxhetin e shtetit. “Ndërprerja e kontratave është një proces kompleks dhe nga ana e Ministrisë po procedohet në mënyrë të kujdesshme që të mos ketë risqe dhe pasoja financiare për buxhetin e shtetit.”-theksoi zv/ministri.

Kontrolli i nisur në kontratat koncensionare në fund të muajit janar ka ardhur pas shqetësimeve të ngritura nga banorët që preken nga këto HEC-e deri tek shoqatat që janë në mbrojtje mjedisit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb