Mes 53 kandidatëve, sot është prezantuar dhe Klement Zguri i cili vetëm 2 javë më parë ka qenë kryetar i KQZ dhe tashmë kandidon për komisioner+rregullator.

Ai nuk ka bërë prezantim pasi sipas Damian Gjiknurit nuk është e nevojshme. Por përfaqësuesi i mazhorancës e pyeti se pse pikërisht prap në KQZ duke qenë se ai vetë ka 20 vite që merret me zgjedhje dhe në këtë institucion sheh vetëm Klement Zgurin. Me batutë Gjiknuri i tha se ‘’njeriu mban njëçik pushim’’.

Por Zguri i është përgjigjur duke i thënë se edhe pse ka 23 vite pa ndërprerje në KQZ, kjo është gjëja që di të bëjë më mirë.

 

BISEDAT NË KOMISION PARLAMENTAR

DAMIAN GJIKNURI: Klement Zguri. Ka aplikuar për Komisioner Rregullator. Klement. Ti nuk ke nevojë shumë për prezantim. Kam një pyetje direkt. Ç’ne prap në KQZ? Kam mbi 20 vjet që sa herë merrem me zgjedhje, ti je një poster. Njeriu thotë mbaj njëçik pushim. Dua të shkëputem, të bëj diçka ndryshe.

KLEMENT ZGURI: Është gjëja që di të bëj më mirë. Dhe i shërbej vendit. Që kur ka hyrë demokracia që kam kontakt me zgjedhjet, në të gjitha komisionet. Nga të cilat 23 vite pa ndërprerje në KQZ. Eksperiencë që vlen për t’u konsideruar.

DAMIAN GJIKNURI: Kur e dhe dorëheqjen?

KLEMENT ZGURI: Ka nja 10-15 ditë.

DAMIAN GJIKNURI: Mirë Klement. S’kemi çfarë të bëjmë pyetje se ju njohim. Natën e mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb