Ervin Skela është tashmë 40-vjeç, por ai nuk është tërhequr nga futbolli i luajtur edhe pse tani aktivizohet në ligën amatore të kategorisë së shtatë në Gjermani me skuadrën e Hanau 93.

Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi në ndeshjen e kësaj fundjave që skuadra e tij fitoi në transfertë 1-2.

Duke qenë se goli i realizuar ishte mjaft i bukur, sidomos për një ligë të nivelit amator, faqja zyrtare e klubit e mbuluar me lëvdata Skelën, madje duke e quajtur “Zot të futbollit”./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: