TIRANË- Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e kufomës që u gjet dje në Tujan të Dajtit. Policia ka publikuar fotot e veshjes që janë gjetur në trupin e dekompozuar të viktimës.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e një kufome të skeletizuar të gjendur më datë 05.06.2016, në shpatin e malit të fshatit Shkallë-Tujan, i cili është i seksit mashkull, mosha mbi 35 vjeç dhe gjatësi mbi 165 cm. Sëbashku me skeletin janë gjendur:
– Një palë këpucë, me ngjyrë të zezë, me mbishkrim në pjesën e poshtme të gomës së këpucëve “Clarks” si dhe shënimet shoqëruese “UK: 7 ½, MADE IN VIETNAM”
– Një xhup lëkure me ngjyrë të zezë, me etiketë në pjesën e qafës me mbishkrimi “BELUOMO”. Xhupi është me zinxhir metalik dhe në pjesën e brendshme ka një astar me kuadrate me ngjyrat blu, gri, bardhë dhe kafe. Pjesa e mëngëve, jakës dhe ajo fundore e xhupit është e trikotuar.
– Një kanotiere me ngjyrë si në gri e përmasave XL.
– Pjesë këmishe me kuadrate në ngjyrë, rozë, kafë, blu dhe bezhë.
I lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 129 ose në numrin e telefonit 0694110202”, deklaron Policia

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: