Juve konfirmoi Max Allegri-n në krye të ekipit për sezonin e ri, pavarësisht se si do të përfundojë ky aktuali. Me Allegri-n në stol, jo të gjithë lojtarët janë komod, një prej tyre që po vuan shumë skemat dhe filozofinë e trajnerit është Federico Chiesa. Mes sulmuesit “azzurr” dhe trajnerit nuk ka më një “feeling”, skema 3-5-2 dhe fakti që me Chiesa-n Juve humbet në fazën mbrojtëse, ka bërë që palët të reflektojnë në lidhje me të ardhmen.

Chiesa
Chiesa

Sipas Tuttosport: Chiesa nuk është i paprekshëm, nëse gjërat nuk zgjidhen në fund të këtij sezoni, Chiesa mund të largohet nëse vjen oferta e përshtatshme. Në një situatë të ngjashme ndodhet Dusan Vlahovic.

Vlahovic
Vlahovic

Sulmuesi serb nuk shënon prej dhjetë ndeshjesh radhazi, e ka shumë të vështirë të jetë produktiv në lojën e Allegrit. Nëse Juve nuk kap Champions, e sigurt është që sulmuesi do të largohet. Agjentët e Vlahovic ia kanë ofruar Arsenalit dhe Bayern Munich shërbimet e tij. Nga ana tjetër, Juve kërkon minimalisht 70 milionë euro për kartonin e Vlahovic.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb